top of page

HISTORI SUKSESI

2020

Gjatë periudhës së karantinës së COVID-19, ne ndihmuam me pako ushqimore shtëpitë e sigurta të somunës së Pejës dhe Gjakovës, për arsye se kapacitetet e këtyre qendrave nuk mund ti mbulonin kërkesat e qytetarëve dhe njëkohësisht ishin tejmbushura. Gjithashtu dhuruam 2 laptopa, rroba për fëmijë, 10 qarqafë, 25 mbulesa etj.

 

2019

Dyqanet kanë ndihmuar Institutin Kosovar të Ergoterapisë me 76 kukulla të cilat iu dërguan fëmijëve të shkollës burimore "Perparimi".  Qëllimi i këtij donacioni ishte që t’i ndihmonte fëmijët me zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit.

 

 

2018

Dyqani në muajin Shtator ndihmoi Y’s Men’s Club Gjakova me përgatitjen e 120 kukullave dhe rrobave për fëmijë për moshën 0-1. Këto u shpërndanë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, në mënyrë që kur fëmiju vaksinohet, prindërit marin lodër dhe rroba për fëmijët e tyre.

 

Në tetor të vitit 2018 fëmijët të cilët do të fillonin klasën e parë në shkollën fillore “Zef Lush Marku” u dhuruan 65 kuti brenda së cilave kishte: lapsa, fletore dhe lodra me qëllim të motivimit të fëmijëve për një vit të mbarë.

6 kuti me lodra dhe 12 puzzle u dhuruan në shkollën fillore Zef Lush Marku.

 

 

2017

 

Organizatës INNO i’u dhuruan 200 palë rroba për të rritur dhe fëmijë dhe 100 lodra për organizimin e tyre në fund të vitit 2017, ku këto i dhuruan tek familjet në nevojë.

Në bashkëpunim me vullnetarët e Peace Corps dhuruam rreth 200 lodra për fëmijë.

​2016

Në vitin 2016 ne dhuruam 40 pako ushqimore për familjet e komunitet Romë, Ashkali dhe Egjiptian në fshatin Brekoc, të komunës së Gjakovës në bashkëpunim me organizatën lokale Bethany Christian Service.

 

Shumë shpesh familjet në nevojë nuk kanë rroba për fëmijët e tyre. Dyqani i Bamirësisë në bashkëpunim me organizatën lokale Bethany Christian Services në vitin 2016 ka ndarë 50 palë rroba për fëmijët në qendrën e mjekësisë familjare Brekoc, Gjakovë. Kjo është bërë me qëllim të stimulimit të prindërve për t’i vaksionuar fëmijët e tyre.

 

 

2015

Në vitin 2015 në bashkëpunim me kryesinë e shkollës së mesme të lartë “Kadri Kusari” në Gjakovë, ne kemi shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë.

Organizatës Action for Mothers and children iu dhuruan 339 palë rroba për fëmijë dhe 121 kukulla për hapjen e dyqanit të tyre.

Dyqani i Bamirësisë ka ndihmuar organizatën Caritas Kosovo me 4 karrige me rrota dhe 4 ndihmuese për ecje për të moshuarit, të cilat iu shpërndanë më vonë personave në nevojë.

Pas kërkesës së një nëne në nevojë, dyqani bleu këpucë ortopedike për djalin e saj.

 

 

2014

Projekti ka nisur në vitin 2014,  ku ne po përgatisnim pako ushqimore me produkte esenciale për familjet në nevojë. Qysh nga fillimi i këtij projekti e deri më tani, ne kemi dhuruar afërsisht 300 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Dyqani i Bamiresise i dhuroi bursë një vjeçare Glera Lusha për vazhdimin e studimeve të saj, për punën vullnetare të bërë në dyqan.

bottom of page