Për YMCA

YMCA Movement është themeluar në vitin 2013 në Kosovë. YMCA ofron programe për të rinjët në 6 qendra në qytetet e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Deqanit, Junikut dhe Rahovecit.

Dyqanet e Bamirësisë janë pjesë integrale e organizatës të cilat krijojnë fonde me qëllim të mbështetjes së programeve të të rinjëve.

Për më shumë: www.ymcakosovo.com

Për YMCA Shops

P ër herë të parë në Kosovë, Dyqani i Bamirësisë/Dyqani i YMCA është hapur në Gjakovë në shtator të vitit 2014.  Ky projekt mbështetet financiarisht nga Y's Men International me seli në Zvicër dhe teknikisht mbeshtetet nga YMCA Anglia dhe Y's Men Denmark.

Dyqani i Bamirësisë/ Dyqani i YMCA është i ndërtuar dhe mbështetet tek SDGs (Synimet e zhvillimit te Qëndrueshëm) specifikisht SDG 11 (Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme) dhe SDG 13 (Ndryshimet Klimatike). Që nga 2014-ta, ai ka arritur që të krijojë vetë-qëndrueshmëri, duke krijuar vende të reja të punës, ofruar mundësi për punë vullnetare dhe po ashtu bursa për studentët.

Në këto dyqane, shiten produkte të reciklueshme me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe ngritjes së fondeve për punësimin e rinisë.

Misioni:

Krijimi i një kulture të re të një komuniteti të qëndrueshëm, duke përmbushur kërkesat e tyre specifike dhe duke mbrojtur ambientin.

Vizioni:

Krijimi i një stili të jetës me qëllim të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve/paleve me interes dhe  mbrojtur ambientin.

Vlerat:

Kujdesi, respekti, ndershmëria, përgjegjësia. 

foto%201_edited.jpg
Pagesa me para në dorë
Kënaqësi e garantuar
Dorëzimi/Marrja e porosive
Na ndiqni
Abonohu
  • Facebook
  • Instagram

Copyright © 2021 All Rights Reserved.


YMCA™ & Young Men's Christian Association™ are registered trademarks of the World Alliance of YMCA's within the Republic of Kosovo territory.

The YMCA Movement in Kosovo is the only entity permitted to use the YMCA™ & Young Men's Christian Association™ trademarks.