top of page

Partnerët dhe Donatorët

Y's Men International​- Zvicër and Hardeners Y's Men Club-Danimarkë

 

Y's Men International është grup vullnetarësh të cilët mbështesin YMCA-të. Kjo organizate u formua me qëllim të mbështetjes së punës së YMCA Botës.

Në vitin 2014 me iniciativë të Arne Nielsen dhe mbështetje të Y's Men Hardeners oragnizata aplikoi tek fondi Time of Fast i hapur nga Y's Men International me seli në Zvicër, ku ne u mbështetëm me grant për hapjen e dyqanit të parë të bamirësisë në Kosovë në komunën e Gjakovës.

Dyqani që nga viti i parë u bë i vetë-qëndrueshëm, kështu duke ofruar mundesi punësimi për 4 persona dhe mundesi për punë vullnetare per 4 të rinjë/ reja, në të njejtën kohë duke ndihmuar komunitetin dhe mbrojtjen e ambientit.

Po ashtu të njejtit ndihmuan dhe në vitin 2019 në  aplikimin në të njejtin fond për hapjen e dyqanit të dytë në Prishtinë, me qëllim të mbeshtetjes sonë në mbrojtjen e ambientit dhe punësimin e të rinjëve.

Pas hapjes së dyqanit në Komunën e Prishtinës për arsye të pandemisë së COVID-19, dyqani u kthye në formatin online.

Çdo vitë Hardeners Y's Men Club- Danimarkë mbështesin dyqanet me rroba dhe produkte të ndryshme të reciklueshme.

Me iniciativë të tyre dhe me ndihmë të klubeve tjera të Y's Men Region Denmark, ne kemi blerë "Aid and Storage Centre", hapësirë kjo e cila ndihmon për deponimin e rrobave dhe mallit i cili shitet në dyqane, por po ashtu ndihmon edhe në nisjen e shumë iniciativave të reja për të ndihmuar njerëz në nevojë.

Holstebro Nødhjælp- Danimarkë

Holstebro Nødhjælp që nga viti 2012 kanë dhuruar rroba dhe produkte të ndryshme të reciklueshme të kualitetit të lartë me qëllim të mbështetjes së dyqaneve dhe komunitetit.

YMCA Anglia & Uells

Dyqanet e Bamirësisë janë model i adaptuar nga modeli i dyqaneve të YMCA Anglisë dhe Uellsit.  Që nga hapja e dyqanit na kanë mbështetur me  planin e punës së dyqaneve te cilat ndodhen atje, kjo krijoi nje baze te forte per dyqanin tone drejt qellimit qe te jemi te vet-qendrueshem. 

Në vitin 2017 Simon Green nga departamenti i Dyqaneve të Bamirësisë së YMCA Anglisë, erdhi për të vizituar dyqanin në Gjakove dhe për të ndarë pervojen e tij në menaxhimin sa më të mirë të dyqaneve.

I njejti së bashku me Jo Chettleburgh në vitin 2018, ndihmuan në përgatitje dhe trajnim të stafit për menaxhimin e dyqanit. Pas analizës së situatës në treg, ata dhanë idenë e kontinjerave të rrobave,të cilat e mbështesin qëllimin e dyqanit mbi mbrojtjen e ambientit.

 

Në vitin 2020 Jo dhe Simon ftuan stafin e dyqanit për vizitë studimore në dyqanet e tyre në Angli, por e cila nuk u realizua për arsye të pandemisë.

YMCA Gjermania

YMCA Gjermania është partner i organizatës YMCA, me projektin Signs of Hope, e cila mbështet punëtorët rinorë dhe programet e të rinjëve.

 

Duke parë situatën e krijuar gjatë kësaj pandemie dhe njoftimin e organizatës sonë për mbylljen e dyqanit gjatë karantinës, YMCA Gjermania ka vendosur që të mbështesë Dyqanin e Bamirësisë në Gjakovë duke i mbuluar shpenzimet e personelit për muajin Korrik.

bottom of page